Shërbimet

Shërbimet

E krijuar për të matur eksperiencën - Veshje sipas përmasave
Dyqani ofron gjithashtu edhe shërbim rrobaqepësie, nëpërmjet të cilit ofron zgjidhje për klientet më kërkues. Klientët mund të zgjedhin copën që u pëlqen, të koleksionit shumë të madh të copave për kostume, xhaketa, pantallona dhe pallto, nga Ravazzolo dhe Pal Zileri, si dhe të copave për kemisha nga Sanfort, duke përcaktuar gjithashtu edhe detajet (llojin e kollaros, teke ose dopjo, ngjyrën e kopsave, etj.)

Më pas rrobaqepesi i dyqanit merr masat e klientit, të cilat i dërgohen kompanisë përkatëse të modës, dhe brenda 25 ditëve klienti do të marrë veshjen e dëshiruar, të qepur sipas masave të tij pa qenë nevoja të bëhet asnjë ndryshim.