Profili

Profili

Pika e përsosur e takimit në Selanik për të gjithë ata që e duan stilin dhe finesën është Diamantis.

Dyqani ka qenë një ndër markat më të famshme në botën e modës në Selanik që prej vitit 1964. Sot, bizensin e drejtojnë fëmijet e themeluesit të kompanisë, Anastasia dhe Alexandros. Markat më të mira të atelieve më të famshme evropiane të modës gjenden në dyqanin e tyre luksos dhe me stil.

Dyqani i veshjeve për meshkuj Diamantis mbulon nevojat për të gjitha shijet e modës për meshkuj, me një koleksion të madh kostumesh elegante firmato, të punuara me dorë, si për okazione zyrtare, ashtu edhe për veshje të përditshme.

Diamantis ofron një sërë zgjedhjesh unike në kombinime plot surpriza që i ëon veshjet për meshkuj në një tjetër nivel, falë koleksionit më të madh të veshjeve sportive nga kompanitë klasike të modës, markat moderne, dhe emrat më të famshëm të modës në mbarë botën, si Brioni, PalZileri, Billionaire, Ravazzolo, Versace Collection, Corneliani, Messori, Lagerfeld, Cortigiani dhe Galliano.

Dhe për ditën mëtë veëantë të jetës tuaj, pra ditën e dasmës, zgjedhja jonë e kostumeve me prerje perfekte dhe copa të shkëlqyera, që i shndërrojnë ato në klasike të pavdekshme, do t'ju mahnitin!

Tek Diamantis, do të gjeni ekskluzivisht edhe aksesorët e nevojshëm dhe këpucë të kompanive të modës Roberto Botticelli dhe Fabi, për të plotësuar ëdo veshje tuajën.

Vlen të përmendet se kompania ka dyqanin e saj të modifikimeve dhe në rast se dëshironi modifikime, ato bëhen menjëherë. Rrobaqepësi me eksperience i dyqanit kryen të gjitha modifikimet e nevojshme në mënyrë që produkti t'i përgjigjet plotësisht nevojave e shijeve edhe të klientit më kërkues.

Elegancë e pavdekshme!